Futboll

Reagon Edon Zhegrova: Do të flas në fushë

Futbollisti Edon Zhegrova, pas përjashtimit nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke i quajtur lajmet të pavërteta dhe pa fakte.

“Do të flas në fushë së shpejti”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe pos tij, nga grumbullimi janë përjashtuar edhe portieri Aro Muriq dhe futbollisti tjetër Florent Muslija.

Mediat në Kosovë duke ju referuar burimeve kanë raportuar se arsyeja e këtij vendimi nga FFK-ja është se këta kishin qëndruar deri në orët e mëngjesit në një diskotekë.