Kosova
Bislimi: Ura e Ibrit duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka bërë të qartë emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Ura e Ibrit duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme, ashtu siç është rënë dakord në Bruksel.
Qeveria e Kosovës tash e disa muaj ka njoftuar për planet që Ura e Ibrit të hapet edhe për transport. Ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar një plan të tillë.
Por Bislimi në takim me Lajçakun të premten në Prishtinë ka thënë se ura kryesore e Mitrovicës duhet të hapet edhe sipas vetë konkluzionit të Komisionit Evropian të vitit 2020.
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vetë raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë për takimin.
Emisari Lajçak ka thënë se qëndrimi i BE-së është që ura të hapet, por në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Bislimi ka përsëritur se nënshkrimi i marrëveshjes është e vetmja garanci për zbatim nga Serbia.
“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanci e duhur dhe e nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, vijon njoftimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim