Kosova
Blick: Lorik Cana dëshiron bashkimin Shqipëri – Kosovë
Lorik Cana ka dhënë një intervistë për prestigjozen zvicerane Blick. Kapiteni legjendar i Kombëtares është pyetur sa i përket vazhdimit të tij në futboll në rolet drejtuese. Cana e ka bërë të qartë se nuk do të jetë trajner, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e kam parë veten asnjëherë në rolin e trajnerit. Si drejtor sportiv po, e shoh veten, por nuk kam pasur një mundësi direkte”, tha Loriku.
Gjatë gjithë intervistës Cana përmendte zhvillimin që duhet bërë për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo i bëri përshtypje gazetarit të Blick që e pyeti Canën nëse një ditë mund të vinte bashkimi ynë, përderisa Loriku e trajtonte Shqipërinë dhe Kosovën si të ishin një trup i vetëm.
“Kjo është ajo që 90% e njerëzve në kombin tonë duan, mendoj. Ne nuk do të futemi në gjeopolitikë, por mendoj se kjo është ajo që shumë njerëz duan në planin afatgjatë.
Jemi dy shtete të pavarura, të lira, që tashmë është shumë për ata që kanë ditur diçka tjetër. Pyetja është: çfarë duam të bëjmë me këtë liri? Ku po shkojmë? E ardhmja do të varet nga këto përgjigje. Dhe ajo që di është se ne mund të bëjmë një angazhim konkret”, tha Cana.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim