Lajme

Zvicra nuk ua hoqi statusin special ukrainasve edhe për një kohë

Duke qenë se situata në Ukrainë nuk pritet të ndryshojë në të ardhmen e parashikueshme, Këshilli Federal vendosi të mos heqë statusin e mbrojtjes S për refugjatët ukrainas përpara datës 4 mars 2026, tha qeveria në një deklaratë për shtyp, përcjell albinfo.ch.

Statusi special, i cili u lejonte ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre pasi u pushtua nga Rusia në shkurt 2022, të punonin në Zvicër – përveç përfitimeve të tjera që ata marrin nga qeveria, duke përfshirë kujdesin shëndetësor falas, kurset e gjuhës dhe shtesat për strehim – supozohet të përfundojë në vitin 2025.

Rreth 66,000 ukrainas përfitojnë nga statusi i mbrojtjes S në Zvicër.