Kosova

Osmani shtron drekë për ministren e Jashtme të Finlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar drekë për ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë ditës kryediplomatja finlandeze është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku bashkërisht mbajtën edhe një konferencë për media.

Ajo, pas kësaj dreke, pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.