Integrimi
Javën e ardhshme, “Secondo Theaterfestival”
Bashkëthemeluese e festivalit është Gjyle Krasniqi, e cila është në krye të këtij aktiviteti artistik që nga fillimi
Më 11 mars, të mërkurën që vjen, hap perdet Festivali i tetë me radhë i teatrit që i kushtohet brezit të dytë të të huajve në Zvicër “Secondo Theaterfestival” në Aarau. Gjatë pesë netëve sa do të zgjasë festivali, në sallën e teatrit “Tuchlaube” do të shfaqen pesë vepra dramaturgjike që shpalosin një botë multikulturore që pasqyron edhe realitetin e Zvicrës.
Juria profesionale do të shpërblejë njërën nga këto shfaqje, e cila pastaj do të zhvillojë një turne nëpër teatro të ndryshëm në gjithë Zvicrën gjermane.
Shfaqja “Söhne” (bijtë) e teatrit Volksbühne të Bazelit prezanton pesë djem të rinj të cilët në një imbis (kiosk ushqimi) këmbejnë mendime lidhur me identitetin e tyre. “Arabboy” vjen si projekt nga Neuköllni (Berlin, Gjermani) ndërsa shfaqja “Angeklagt (I akuzuar) nga grupi teatror i Bernës “Lux&lupus”, ashtu si dhe ajo “Arabboy” merret me njerëzit që kanë përjetuar distancim, përjashtim e dhunë nga shoqëria ku jetojnë.
Dueti i aktorëve komikë “I pelati delikati” përballet me shprehitë zvicerane dhe me “Svizzenesse” identifikon vlerat e vërteta të Zvicrës.
Grupi teatror “Cie trop cher to share” nga Biel/Bienne jep shfaqjen “Arcadi, une éxperience de terrain” ku rrëfehet për një vizitë të bërë pasardhësve të zviceranëve të emigruar në çile.
Në përmbyllje të secilës shfaqje do të zhvillohen bashkëbisedime me publikun, ndërsa dy mbrëmje debato dhe mbrëmja e ndarjes së çmimeve e rrumbullakojnë gjithë festivalin.
Jashtë konkurrencës zyrtare do të prezantohet zvicerani me prejardhje kongoleze Charles Nguela me programin e tij qe ka fituar çmimin Swiss Comedy Award, me programin e tij solistik “Schwarz Schweiz”.
Bashkëthemeluese e festivalit është Gjyle Krasniqi, e cila është në krye të këtij aktiviteti artistik që nga fillimi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?