Kosova

Vuçiq thotë se është i gatshëm të vizitojë Kosovën, nëse ia lejojnë ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm të vizitojë të gjitha vendbanimet e serbëve në Kosovë nëse ia lejojnë ndërkombëtarët.

Vuçiq tha se nesër do ta vizitonte Mitrovicën nëse ia lejojnë ndërkombëtarët.

“Shkuarja atje (në Mitrovicë) nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre (ndërkombëtarëve)”, ka thënë ai, duke shtuar se do të shkonte jo vetëm në Mitrovicë, “por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë”.