Kosova
Kthimi i Jasharit te Zvicra U21 pas telasheve në klubin e ri
Ai qëndroi në heshtje për gati një vit. Nëntorin e kaluar, Ardon Jashari (22) refuzoi ftesën nga Zvicra U21 dhe njoftoi Federatën zvicerane që momentalisht nuk ishte në dispozicion.
Çka saktësisht ishte pas kësaj? Është e paqartë edhe sot. Por mosmarrëveshja ka kohë që është kaluar. Jashari luajti sërish për ekipin U21 në fund të marsit. Në verë ishte pjesë e ekipit senior të Zvicrës në Evropianin në Gjermani.
Jashari ende refuzon të flasë për refuzimin e ftesës nga U21. Në vend të kësaj, thotë: “Kam pasur një bisedë me Murat Yakinin para kësaj lëvizjeje dhe tani e di çka është e rëndësishme për mua: të luaj dy ndeshje të plota me U21 dhe të jem i rëndësishëm në to”.
Jashari thotë se ka pasur bisedë me selektorin e Zvicrës A, Murat Yakin, në muajin mars, para se të kthehej te Zvicra U21. Është e padiskutueshme që selektori i Zvicrëse vlerëson lart Jasharin. Këtë e demonstroi duke e përzgjedhur për Evropian, ndonëse Jashari nuk luajti në asnjë ndeshje.
Jashari duhet të presë rastin nga stoli në klubin e tij të ri, Club Brugge. Mesfushori është shfrytëzuar në disa prej ndeshjeve të para dhe madje startoi në njërën prej tyre. Por pas fillimit të zbehtë të edicionit, trajneri Nicky Hayen së fundi ka llogaritur në lojtarë me më shumë përvojë. Dhe në llogari të Jasharit.
Është një situatë e pazakontë për ish-mesfushorin e Luzernit. Te Luzerni ai rrallë ka munguar në ndonjë ndeshje për dy vjet e gjysmë.
Por Jashari mbetet i qetë.
“Klubi ka plan të qartë për mua dhe e di se ku qëndroj në planet e trajnerit”, thotë ai.
“Është sfidë e re për mua. Kam firmosur për katër vjet me Brugge dhe do të bëj çdo gjë që të jem i gatshëm kur i duhem trajnerit”.
Nuk është vetëm roli i tij që ka ndryshuar si rezultat i transferimit prej gjashtë milionë eurosh në Belgjikë. Jashari po jeton i vetëm për herë të parë.
“Por po ndihem shumë komod”, thotë ai.
Luzerni mbetet shumë i rëndësishëm për Jasharin.
Tani Ardon Jashari duhet të kthehet në Belgjikë me dukshëm më tepër vetëbesim, të fituar me paraqitje të mira me U21 të Zvicrës ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai duhet më pas të luaj rregullisht për skuadrën, që të jetë temë për kthim te Zvicra A në të ardhmen./Blick
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha