Lajme
BE me strategji për zbutjen e mungesës së infermierëve
Ekzekutivi i BE-së ka zbuluar një nismë të re që synon ta bëjë profesionin e infermierit më tërheqës për “t’iu kundërvënë” mungesës së vazhdueshme të infermierëve në të gjithë Evropën.
Sipas mediave të huaja, nisma është një përpjekje e përbashkët midis Komisionit Evropian dhe Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, duke u fokusuar si në mbajtjen e infermierëve ashtu edhe në rritjen e numrit të tyre në vendet anëtare të BE-së.
E financuar përmes programit EU4Health, një linjë financimi shëndetësor e krijuar në përgjigje të pandemisë COVID-19, iniciativa prej 1.3 milionë euro do të zbatojë masa të ndryshme gjatë tri viteve të ardhshme në të paktën gjysmën e shteteve anëtare të BE-së, duke u dhënë përparësi atyre që përballen me mungesën më të madhe të infermierëve.
Këto masa përfshijnë programe mentorimi dhe trajnimi të dizajnuara për të tërhequr studentë të rinj dhe profesionistë të mesëm të karrierës në fushën e infermierisë.
“Infermierët janë shtylla kurrizore e sistemeve tona shëndetësore dhe janë kritike për të siguruar që pacientët të marrin kujdes profesional të cilësisë së lartë kur ata kanë nevojë”, tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides, duke nënvizuar rëndësinë e nismës.
Veprimet shtesë përfshijnë zhvillimin e strategjive të rekrutimit dhe zbatimin e mundësive të trajnimit, veçanërisht në lidhje me transformimin dixhital të kujdesit shëndetësor.
Nisma synon të rrisë interesin për karrierën e infermierisë, të rrisë sigurinë e kujdesit ndaj pacientit dhe të sigurojë që infermierët të luajnë një rol më aktiv në formësimin e politikave shëndetësore.
Evropa përballet me një sfidë të dyfishtë: një popullsi në plakje që do të kërkojë më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor dhe një valë pensionesh brenda fuqisë punëtore shëndetësore.
Dhe adresimi i mungesës së punonjësve të kujdesit mes kërkesës në rritje pritet të jetë një prioritet i lartë për ekzekutivin e ardhshëm të BE-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras” Në mbledhjen e 20 nëntorit 2024, Këshilli Federal miratoi mesazhin për nismën popullore “Po ndalimit të...
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie