Lajme
Francë: Të paktën 12 të vdekur pas përmbytjes së një varke me emigrantë
Autoritetet franceze kanë thënë se një varkë me rreth 70 emigrantë u përmbys në Kanalin Anglez. Një mision kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.
Të paktën 12 persona janë mbytur pasi një varkë e vogël me rreth 70 emigrantë u përmbys në Kanalin Anglez të martën, në brigjet veriore të Francës pranë Boulogne-sur-Mer, sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Darmanin shtoi se një mision kërkimi dhe shpëtimi ishte duke u zhvilluar duke përfshirë brigadën e zjarrfikësve dhe helikopterët e marinës, disa anije ushtarake dhe dy anije peshkimi.
Autoritetet lokale thanë se disa njerëz të tjerë ishin shpëtuar, por mbeten në “gjendje të rëndë” dhe paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet ende. Të paktën dy persona raportohen ende si “të zhdukur”.
“Fatkeqësisht, pjesa e poshtme e varkës u hap,” tha Olivier Barbarin, kryebashkiak i Le Portel, një periferi e Boulogne-sur-Mer, ku u ngrit një pikë e ndihmës së parë për të trajtuar viktimat. Barbarin më herët kishte vendosur numrin e të vdekurve në 13.
Varka thuhet se po përpiqej të kalonte nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar kur u pa në vështirësi nga një anije franceze, Minck, e cila i kishte shkuar në ndihmë para se të shpërthehej, tha për agjencinë e lajmeve AFP kapiteni i Minck Etienne Baggio.
Temperaturat e detit në zonë ishin rreth 20 gradë Celsius.
“Është një dramë e madhe,” tha kryebashkiaku Barbarin për atë që është incidenti më vdekjeprurës i vetëm në Kanalin Anglez që përfshin emigrantë këtë vit.
Rreth 25 persona kanë humbur tashmë jetën duke tentuar kalimin që nga janari.
Barbarin tha se hoverporti jashtë përdorimit të qytetit ishte hapur për përdorim nga helikopterët e shpëtimit.
Sipas gazetës lokale Voix du Nord, ministri i Brendshëm Darmanin pritet në Boulogne-sur-Mer këtë pasdite.
Të gjitha shërbimet qeveritare janë mobilizuar për të gjetur të zhdukurit dhe për t’u kujdesur për viktimat”, ka shkruar Darmanin në rrjetet sociale. “Unë jam në rrugën time për të takuar zyrtarët e zgjedhur dhe shërbimet e urgjencës.”/DW
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha