Kosova
Sulmuesi kosovar është huazuar te skuadra e Winterthurit
Zuerichu merr tjetër vendim për Labinot Bajramin
Sulmuesi kosovar, Labinot Bajrami, është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Winterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz. Trajnerit holandez i kishte dalë punë edhe me babin e talentit të Zuerichut.
Labinot Bajrami ishte inkuadruar në një lojë për kupë disa javë më parë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave. Ai e kishte fyer trajnerin Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer. Pas zëvendësimit, babai i Labinotit kishte reaguar duke e hedhur çadrën nga tribunat, në drejtim të trajnerit holandez. Zuerichu kishte marrë masa. Sulmuesin 19-vjeçar e dërgoi të luante me skuadrën U21 të Zuerichut, ndërsa babin e tij e kishte dënuar për disa vjet, dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume në gjithë Zvicrën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim