E-Diaspora
Gjermanët po mësohen me të huajt
Një studim i ri e konfirmon këtë, por jo në të gjithë Gjermaninë. Në Lindje ka më shumë rezerva ndaj emigrantëve
Prej vitesh numri i emigrantëve rritet vazhdimisht, tani është rritur edhe mirëkuptimi tek gjermanët, këtë e konfirmon një studim i fondacionit “Bertelsmann” me 2000 gjermanë të anketuar nga mosha 14 vjeç.
Emigrantët nuk shihen më si forca të nevojshme pune, por si qytetarë të rinj dhe bashkëqytetarë gjermanë.
Sipas motos kanadeze: “Imigrimi ka të bëjë me të qenurit qytetar i një vendi, dhe jo thjesht me punën.
Qëkur është në modë ardhja e të huajve në Gjermani, imigrimi si nocion po përjeton kohën më të mirë koniunkturore.
Imigrimi u pa për një kohë të gjatë në Gjermani si një problem.
Frika nga të huajt në Gjermani, shqetësimi për rëndin dhe shtetin social dhe frika se me të huajt po vjen më shumë kriminaliteti kanë qenë tipare kryesore të debatit në Gjermani si vend imigrimi.
Por tani gjendja ka ndryshuar.
“Rreth 10% e gjermanëve- si tek popullsia ashtu edhe në entet shtetërore i shohin më të mirëseardhur të huajt se para vitit 2012”, thotë Franco Zotta, njëri nga drejtuesit e projektit të iniciuar nga Fondacioni Bertelsmann.
Kjo lidhet më shumë me faktin që në vend ndjehet dhe perceptohen si probleme të shoqërisë mungesa e fuqisë punëtore, dhe ndryshimi demografik.
Në një bisedë me DW, Franco Zotta thotë se “në këtë pikë imigrimi është një mënyrë e reagimit të shpejtë.”
Në vitin 2013 në Gjermani kanë ardhur rreth një gjysmë milioni emigrantë, të cilët kanë qëndruar.
Më shumë emigrantë ka vetëm SHBA-ja. Në Europë Gjermania është një destinacion mjaft i kërkuar. Çdo i treti emigrant që vjen në BE shkon drejt Bavarisë, Hesenit apo Turingjisë.
Por efekti magnetik i Gjermanisë shihet me sy kritik në Lindje të vendit. Gati çdo i dyti i anketuar nga Rostocku deri në Drezden thotë se emigrantët nuk janë të mirëpritur.
Në Perëndim është vetëm një e treta e të anketuarve.
Franco Zotta është i mendimit se paragjykimet në Lindje lidhen më shumë me mungesën e kontakteve me të huajt.
“96% e njerëzve me sfond migrimi banojnë në Perëndim, dhe vetëm 4% në Lindje.
Pra duket se njohjet janë të pakta dhe ka pak përvoja pozitive në drejtim të bashkëjetesës.”
Një problem serioz ky, sepse në plan afatgjatë do të jetë Lindja gjermane ajo që do të ketë më shumë nevojë për të huajt se Perëndimi.
Sipas autorëve të studimit efektet e ndryshimit demografik nënvleftësohen.
Që integrimi i të huajve të arrijë rezultate duhet që të mos shtrohen kërkesa vetëm për të porsaardhurit.
Gati 80% e të anketuarve shprehen se është e rëndësishme njohja e diplomave universitare dhe e dëftesave të kualifikimit për gjermanët e rinj.
Edhe në bashkimin familjar shteti pritës duhet të ndihmojë dhe jo të jetë bllokues.
Ndërkohë edhe tema e shtetësisë së dyfishtë, mjaft e debatuar, bën pjesë në emkanizmat stimulues për ta bërë imigrimin më atraktiv në plan afatgjatë.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve