Shqipëria

Kërcënohet kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit

Pesë persona kanë kërcënuar përmes mesazheve në telefon kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Policia e Durrësit ka arritur të kapë të dyshuarit për kërcënim.

“Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, tha Policia.

Një prej të arrestuarve, media në Shqipëri shkruajnë se është Nazmi Selmani, biznesmeni dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, i cili është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij./Top Channel