Kosova
Pas Gjermanisë dhe Francës, edhe Britania kritikon Kosovën për aksionin në veri
Edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se aksioni i policisë së Kosovës të premten në veri, ku u mbyllën pesë objekte të strukturave paralele serbe mund të nxisë tensione.
Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se lëvizjet që prekin mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera “kërkojnë konsultim të kujdesshëm me aleatët e palëkundur dhe partnerët e sigurisë, në kontekst të dialogut më të gjerë”.
Sipas tij, veprimet e së premtes nuk ishin të tilla dhe “rrezikojnë nxitjen e tensioneve dhe të prekin më të cenuarit”.
Reagimi i tij vjen pasi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar reagimit të ShBA-së në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit kundër këtij aksioni të policisë së Kosovës në veri, duke e “quajtur veprim të pakoordinuar”.
Ngjashëm ka reaguar edhe ambasadori francez, Olivier Guerot. Ai ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk janë të mirëpritura”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim