Lajme
Endrit Sadiku, kandidat për Parlamentin kantonal në Basel-Stadt
Në zgjedhjet e 20 tetorit 2024
Ky është 29-vjeçari z. Endrit Sadiku, i cili këtë vjeshtë synon të sigurojë një vend në Parlamentin kantonal të Baselit. Ai punon në qendrën rinore të Kleinhüningen-it, ku shumica e të rinjve vijnë nga familje migrantësh. Endriti drejton projektin e aplikacionit “Jugend App” në Bazel Stadt, një projekt mbarëkombëtar dhe është përgjegjës për Mediat Dixhitale. Ai sapo ka përfunduar studimet master në Shkencat Sociale dhe CAS, në “Communications and Media Relations”. Në një intervistë për albinfo.ch, Endriti shpjegon motivet për angazhimin e tij në politikë.
Albinfo.ch: Ju kandidoni më 20 tetor për Parlamentin kantonal të Baselit. Çfarë ju shtyn të hyni në këtë garë?
E. Sadiku: Jam aktiv në politikë që nga mosha 17-vjeçare. Kjo ka ndodhur para 12 vjetësh, kur isha pjesë e të rinjve socialistë «JUSO». Gjatë kësaj periudhe kam qenë president i organizatës së nxënësve në gjimnaz, anëtar i Këshillit të Komunës në Füllinsdorf dhe kam marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme të Partisë Socialdemokrate (SP). Aktualisht jam president i SP në zonën «Klara-Wettstein» në Bazel. Më ka intriguar gjithmonë mënyra se si politika ndikon në jetën tonë të përditshme dhe më pëlqen të angazhohem si me njerëzit, po ashtu edhe për temat që i preokupojnë ata. Pikërisht këtu dua të arrij, të jem pjesë e vedimmarrjes dhe të sjell ide të reja në parlament.
Albinfo.ch: Cilat janë idetë konkrete që kërkon të sillësh dhe t’i çosh përpara në parlament?
E. Sadiku: Kam një kohë që gjatë që punoj me të rinjtë. Nëse ata janë mirë, edhe Bazeli do të jetë më mirë. Më shqetëson veçanërisht keqpërorimi i mediave sociale, veçanërisht në platformën Tik-Tok. Rastet e radikalizmit të të rinjve përmes rrjeteve sociale në Zvicër dhe Gjermani janë shqetësuese. Shpesh në këto media ka trende të ndryshme që jo vetëm janë antisociale, por mund të rezultojnë edhe fatale. Si p.sh. rasti i marsit 2024, kur një djalë i ri nga familje migrantësh plagosi rëndë në rrugë një person për të të panjohur, por me prejardheje izraelite. Djali vinte nga një familje e mirintegruar, por radikalizimi i tij kishte ndodhur nëpërmjet mediave sociale. Aktualisht në Tik-Tok po qarkullon”Talahons”, i cili po bëhet trend dhe po promovon një qëndrim përbuzës ndaj grave dhe vajzave nga të rinjtë. Problematike është se edhe mosha që përdor Tik-Tok-un sa vjen dhe ulet. Shfrytëzimi i tij si platformë për radikalizimin dhe aktivitete terroriste është shqetësuese. Mendoj se është emergjencë monitorimi dhe, pse jo rregullimi ligjor i këtyre aktiviteteve nga ekspertët e fushës. Po ashtu, emergjencë është dhe çështja e «FakeNews». Me përdorimin në masë të inteligjences artificiale Fake News po lulëzon
Albinfo.ch: Çfarë mendoni për këtë, a nuk e kuptojnë të rinjtë se çfarë janë lajmet e rreme?
E. Sadiku: Vetëm sipërfaqësisht. Por, në kohën e luftës së informacionit dixhital, bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh lajmet e rreme nga burimet e besueshme. Madje edhe për të rriturit është sfiduese. Ne mundohemi t’i sqarojmë të rinjtë që të përdorin vetëm burimet mediatike që janë të sigurta.
Albinfo.ch: Cila është një tjetër çështje e rëndësishme për ju?
E. Sadiku: Pjesëmarrja në votime. Zvicra është një vend që dëgjon qytetarët e tij katër herë në vit. Kjo është ajo që këtu njihet si demokracia direkte. Megjithëse, në Bazel kemi një përqindje të lartë të popullsisë së huaj, rreth 38%, ata janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në votime. Sipas të dhënave, aktualisht vetëm 50.5% e banorëve në Basel kanë të drejtën e votës. Duke marrë parasysh prurjet në rritje nga migracioni, në të ardhmen e afërt, do të kemi një pakicë që do të vendosë për shumicën. Mendoj se kjo është e padrejtë për demokracinë dhe paqen tonë sociale. Prandaj, së bashku me Partinë Socialdemokratike të Basel-Stadt kërkojmë futjen e të drejtës së votimit të të huajve në nivel kantonal. Kjo iniciativë do të votohet në nëntor dhe synon t’u japë të drejtën e votës atyre që, edhe pse nuk kanë pasaportë zvicerane, kanë leje qëndrimi dhe kanë jetuar për pesë vjet në Bazel.
Albinfo.ch: Pse duhet t’ju votojnë juve qytetarët, si zviceranët, ashtu edhe migrantët?
E. Sadiku: Aktualisht pensionet po bien dhe pagat po humbasin fuqinë blerëse, kjo për shkak të inflacionit. Partia Socialdemokrate në Bazel angazhohet pikërisht për një rritje të fuqisë blerëse. Ajo dëshiron të ulë tarifat e sigurimit shëndetësor dhe të sigurojë që qiratë të mbeten të përballueshme. Vitin e kaluar SP prezantoi pagën minimale kantonale, e cila siguron një standard minimal për njerëzit që punojnë në sektorin me paga të ulëta, një standard që është i nevojshëm për një jetë dinjitoze në Zvicër. Këto janë disa nga synimet e mia që do t’i ndjek më tej edhe në Parlamentin kantonal në Basel, sepse janë çështje që gjithashtu prekin si vendasit, ashtu edhe migrantët.
Intervistën e zhvilloi: S.Tahiri
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës