Lajme
Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj
Qyteti pritës i Eurovizion 2025 do të jetë Bazeli në Zvicër, ndërsa arena do të jetë Shën Jakobshalle. Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tri shfaqjet live do të fillojnë në orën 21:00.
Kjo do të jetë hera e tretë që gara do të mbahet në Zvicër. Vendi gjithashtu priti Eurovizionin në vitet 1956 dhe 1989.
Katër qytete ishin në garën e qytetit pritës: Bazeli, Berna, Gjeneva dhe Zyrih.
Nemo nga Zvicra u kurorëzua fituesi i Eurovizionit të 68-të me këngën “The Code”. Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, por pavarësisht një performance elektrizuese, nuk mundi të prekë finalen.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra