Lajme
Në Zvicër zbulohet fosili më i vjetër i grerëzave në botë
Në kantonin zviceran të Ticino, u zbulua fosili më i vjetër i grerëzave në botë nga periudha 239 milionë vjet më parë.
Gërmimet zbuluan 248 fosile insektesh, mes tyre edhe mbetjet e kësaj grerëze, raporton Swissinfo përcjell albinfo.ch.
Zbulimi u bë gjatë gërmimeve paleontologjike nga një ekip nga Muzeu Kantonal i Historisë Natyrore Ticino në qytetin e Luganos, njoftuan sot autoritetet lokale.
Fosilet e gjetura datojnë para dinozaurëve dhe zbulimi dha një pasqyrë të evolucionit të disa grupeve të insekteve pas zhdukjes masive në fund të periudhës Permian, 251 milionë vjet më parë.
Pavarësisht përmasave të vogla nga dy milimetra deri në 2,5 centimetra, fosilet ruhen jashtëzakonisht mirë, falë të cilave mund të studiohen detajet e tyre morfologjike, të cilat japin informacion të rëndësishëm për evolucionin e insekteve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës