Shqipëria
70 përqind e turistëve në Sarandë- të rinj nga vendet e BE-së
Gjatë kësaj vere Saranda është dominuar nga turistë të rinj në moshë, në më shumë se 70% të prezencës turistike.
Kryesisht anglez, francez, belg, holandez e italian kanë gjallëruar qytetin me turistë aventurier. Për të rinjtë qyteti jugor është i bukur dhe i lirë, ndaj është zgjedhja e tyrë për pushime.
“Jam nga Franca, eksperienca ime në Shqipëri deri tani është shumë e mirë, kam kaluar tre ditë në Tiranë dhe pastaj erdha në Sarandë, ky qytet për mua është më i miri në Shqipëri”, tha një turist francez.
“Mëngjeset po i kaloj në plazhe këtu dhe mbrëmjet në diskoteka, më pëlqen shume këtu, plazhet, deti juaj dhe ushqimi. Pushimet në Francë janë shumë të kushtueshme, në Shqipëri më duket lirë, restorantet janë të lira, të shtrenja jane vetem luksozët, edhe njerëzit këtu janë miqësor”, tha një tjetër turist, trnsmeton euronews përcjell albinfo.ch.
“Jam Mateo, francez, kam dy ditë që jam në Sarandë, më herët isha në Vlorë momentalisht nuk di shumë gjëra për Sarandën por më duket mirë. Për nga pamja më duket më mirë se Vlora, por më duhet ende ta eksploroj. Ushqimi shqiptar është shumë i mirë, do ta sugjeroj Shqipërinë sepse është e bukur, nga 1-10 do ti jepja një 8 të mirë”, tha Mateo.
Të pritur më shumë drejtë plazheve, bareve dhe jetës së natës Saranda duket se i plotëson më së miri kërkesat e të rinjëve europian.
Për Ben, një 23 vjeçar anglez, Saranda është e lirë, madje me një akomodim në shtëpi pushimi kursen edhe më shumë para. Sarandën do ta sugjeronte si destinacion të bukur, të gjallë dhe ekonomik.
“Jam Ben 23 vjec, është dita ime e dyte këtu më pëlqen po kaloj mirë, momentalisht jetoj në Korfuz dhe kisha dëgjuar për këtë qytet të bukur dhe të lirë. Jeta e natës këtu është fantastike. Kemi marrë apartament me qira, na duhet pak rrugë me makinë por është okej. Saranda është e mirë unë do ta sugjeroja për pushime. Dua të qëndroj më gjatë këtu e provoj edhe ushqimet vendase”, tha ai.
Të rinjtë europian, vizitorë në masë në Sarandë gjatë këtij sezoni veror, sa e kanë gjallëruar qytetin bregdetar aq edhe ka shqetësuar industrinë turistike, pasi konsiderohen pushues me buxhet të vogël.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor