Jeta në Zvicër

Hapet panairi i 85-të i automobilave në Gjenevë

Këtë të enjte I ka hapur dyert panairi i automobilave (Autosalon) ,i 85-ti me radhë, i Gjenevës. Duke filluar nga sot modelet e fundit do të prezantohen para vizitorëve.

  • keystone

  • KEYSTONE

  • keystone

  • keystone

  • keystone

 

Salla në Gjenevë do të jetë për dy javët e ardhshme e mbushur me entuziastët të makinave.

Në 110.000 metra katror të panairit do të ekspozohen mbi 220  makina të fundit dhe risitë e tyre mbi lëvizshmërinë.

Shumë automjete luksoze dhe modele marramendëse kanë qenë në epiqendër të ekspozitës së Gjenevës.

Makina robot e së ardhmes, zë vendin kryesor në Gjenevë

Makina robot e së ardhmes është dizajnuar nga kompania zvicerane “Rinspeed”. Ajo kryeson listënnë mes modeleve të ndryshme Mercedes apo Bugati.

E përshkruar si mike e rrugës, makina robot, e pagëzuar me emrin Budi, e krijuar në partneritet me gjigantin kompjuterik, “Harman”, dallon nga makinat normale pasi timoni mbahet nga një krah robotik, që i kthen shoferit një pjesë të autonomisë që makinat e tjera të programuara me shofer automatik nuk mund ta bëjnë.

Menaxheri i marketingut, Kristof Rainfenrat shpjegon gjithashtu se Budi është një model tërësisht elektrik, bazuar mbi modelin BMW i3 dhe ka një sistem operativ që e bën tërësisht personale përvojën e ngarjes së makinës, pasi merr të dhëna përmes telefonit celular të shoferit.

Makina informohet rreth shijeve tuaja muzikore, adresën e punës dhe madje edhe kë telefoni më shpesh.

Por edhe pse ideja që makina di për ty shumë më tepër sa sa di ti për makinën mund të jetë e frikshme për disa, shefi ekzekutiv i “Rinspeed”, Frenk Rinderneht, shpreson që Budi të shërbejë si bazë e makinave të së ardhmes.

Nga e enjta me 5 mars deri të dielen më 15 mars, salloni do të mbetet i hapur për vizitorët.