Lajme
CIA: Rusia e ka të vështirë t’i kthejë territoret e Kurskut
Zëvendësdrejtori i CIA-s thotë se do të jetë e vështirë për Rusinë të rifitojë territorin që e ka humbur në rajonin e Kurskut.
Duke folur në samitin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në Uashington, David Cohen tha se rëndësia e pushtimit të Kurskut “mbetet për t’u parë”, shkruan skynews, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa Kievi ka thënë se nuk ka ndërmend të aneksojë zonën që tani po e kontrollon, trupat ukrainase po ndërtojnë linja mbrojtëse dhe duket se ata synojnë të mbajnë “disa nga ai territor për një periudhë kohore”, tha Cohen.
“Ne mund të jemi të sigurt se Putini do të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë atë territor”, shtoi ai.
“Unë mendoj se pritshmëria jonë është që kjo të jetë një luftë e vështirë për rusët”, pohoi Cohen.
Ai tha gjithashtu se Putini do të duhet “të përballet me pakënaqësitë” për humbjen e territorit rus.
Ukraina pretendon se tani kontrollon 100 vendbanimeve në rajonin e Kurskut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të ecin përpara në rajonin lindor ukrainas, Donetsk./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha