Shqipëria

Kërcënoi bashkëshortin e një gjyqtareje, Interpol arreston në Gjermani 2 shqiptarë të shpallur në kërkim

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët e tyre në Gjermani kanë mundur të kapin dy shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të këtyre strukturave bëhet fjalë për shtetasit Fabio B. lindur në Vlorë dhe Erland K., i lindur në Kavajë.

Fabio B. alias Fabio Zyberaj, ne vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër grupit të Emiljano Shullazit.

Kurse Erland K. pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt Shqipërisë, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.