Shqipëria
Fluksi i madh i fluturimeve, Aeroporti i Tiranës del me njoftim për pasagjerët
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik.
“Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA.
Mes të tjerash, TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e tyre, pasi kjo gjë do t’iu kursejë kohë, në të kundërt do të presin hapjen e check-in për ta marrë atë, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Për pasagjerët me bagazhe, TIA këshillon pasagjerët të informohen te sporteli i check-in, i cili zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Njëkohësisht TIA u kërkon pasagjerëve të qëndrojnë të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha