Kosova
Sot hapen Lojërat Paralimpike, debuton Kosova
Lojërat paralimpike “Parisi 2024” hapen të mërkurën në kryeqendrën e Francës. Rreth 4400 sportistë me aftësi të kufizuara, lëndime të përhershme apo dëmtime përgatiten që të garojnë për 549 medalje në 22 sporte të ndryshme. Lojërat Paralimpike do të zhvillohen për 11 ditë, ndërsa spektakli sportiv nuk pritet të mungojë.
Kryeqyteti i Francës, që organizoi shkëlqyeshëm Olimpiadën, tani ofron skenën për tjetër spektakël sportiv. Shumica e ngjarjeve paralimpike zhvillohen në arenat e njëjta.
Sheshi historik “Place de la Concorde”, ku u zhvilluan garat në tri sporte në Lojërat Olimpike, do të jetë vendi i ceremonisë hapëse të Lojërave Paralimpike.
“Jemi në zemër të qytetit”, thotë presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parson. “Simbolika pas kësaj është që qyteti i Parisit po u jep sportistëve tanë një përqafim të madh”.
Flaka paralimpike u ndez të shtunën në Stoke Madneville, fshatin në veriperëndim të Londrës, që konsiderohet si vendlindja e Lojërave Paralimpike. Kaloi kanalin anglez dhe në formë stafete edhe gjithë Francën para se të ndezë kazanin gjatë ceremonisë hapëse, të mërkurën.
Në Paris, debutimin në Lojërat Paralimpike do ta bëjnë tri vende. Njëra prej tyre është Kosova, që do të prezantohet me vrapuesin Grevist Bytyqi. Ai do të garojë në 1500 metra.
Kosova tashmë ka tri paraqitje në Lojërat Olimpike Verore. Por në Rio 2016 dhe në Tokio 2020, sportistët kosovarë munguan në Lojërat Paralimpike. Bytyqi do ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave të Parisit. Nëse potencialisht përfshihet në garë për medalje do të ishte sukses shumë i madh./Koha.net
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor