Kosova

Vazhdojnë kolonat: Mërgimtarët po presin gati një orë te Dheu i Bardhë

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare, qytetarët po presin deri në 50 minuta, pasi kolona aty është 500 metra.

Deri në 15 minuta qytetarët po presin në Merdarë, ndërsa 10 minuta në Jarinjë.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.