Kosova
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja vdes nga Covidi
38-vjeçarja italiane Alessia Vidotto humbi jetën teksa ndodhej në Shqipëri me pushime bashkë me bashkëshortin dhe djalin. Nëna e saj ka rrëfyer për mediat italiane se Alessia ishte infektuar me Covid-19, dhe u shtrua menjëherë në spital, por virusi i preku zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte.
Ajo thekson se mjekët në Tiranë e ndihmuan vajzën e saj deri në momentet e fundit, por nuk arritën ta shpëtonin.
”Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh nëna e saj.
E buzëqeshur dhe e shkujdesur, e punësuar në kompaninë ”Marcolin”, Alessia Vidotto vdiq brenda pak ditësh nga miokarditi fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili në fazën më akute mund të çojë në kolaps.
Në disa raste, kjo patologji, e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre.
Në këtë rast, sipas asaj që mësoi familja, mjekët nuk do të kishin asnjë dyshim për t’ia atribuar miokarditin drejtpërdrejt Covid-19.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim