Lajme
Presidenti i Shqipërisë apel ambasadorëve dhe konsujve: Qëndroni afër mërgimtarve kudo ku ata ndodhen
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujve që t’u shërbejnë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë.
Në pritjen e organizuar në Presidencë, Begaj iu drejtua ambasadorëve dhe konsujve se duhet të krijojnë lehtësirat e nevojshme për shqiptarët në vendet ku ata shërbejnë.
Sipas tij, është e papranueshme që selitë diplomatike shqiptare të mos u shërbejnë qytetarëve shqiptarë.
“Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ata ndodhen. Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo një konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet, si një popull që shumicën e vet e ka me banim dhe punë jashtë vendit. Shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.
Begaj iu kërkoi ambasadorëve dhe konsujve që të jenë konkretë në punën e tyre sa i përket diplomacisë.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet Kosovës për ta ndihmuar atë në çdo rrethanë si dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku shqiptarët kanë një zë dhe rol vendimmarrës mbetet realiteti politik dhe ekonomiko-shoqëror, ku diplomacia shqiptare duhet të thotë fjalën e vet me të gjitha argumentet bindëse për të garantuar të ardhmen euroatlantike të kësaj pjese të shqiptarisë. Kosova nuk duhet të mbetet si një çështje që përsëritet vazhdimisht, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështet kudo e kurdo, në çdo rrethanë dhe situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare e rajonale si dhe për njohje të reja të saj”, nënvizoi Begaj.
Ai shpjegoi më tej se “Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë, gëzon prestigj dhe vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekuri gjatë kryesimit të OSBE-së dhe mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkëpenëmbajtja me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, çështjen e paqes dhe sigurisë ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme”, ndërsa shtoi se “interesat tona kombëtare, partneritetet strategjike, roli si vend anëtar i NATO-s apo objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbeten të pandryshuar si shtylla të politikës sonë të jashtme dhe të aksionit tonë diplomatik”.
E-Diaspora
-
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka bashkëpunon me Calvin Klein Mësohet se stilistja shqiptare Nensi Dojaka ka bërë sërish bujë me prezantimin e koleksionit të saj...
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
-
Ardian Gega mbajti koncert në qytetin Leipzig
Jeta në Zvicër
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë...
-
Shumë njerëz në Bazel po aplikojnë për pasaportë zvicerane
-
Ish-futbollisti i njohur mund të dëbohet nga banesa e tij në Zvicër
-
Konfederata po rinis fushatën e saj të vaksinimit Covid-19 për njerëzit në rrezik
-
440 franga për person, propozimi për SNB për shpërndarjen e fitimeve për popullsinë