Lajme
Dua Lipa i hyn biznesit, pritet të lansojë në treg një brend akulloresh

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se krahas muzikës, ajo është e apasionuar edhe për fushën e biznesit.
Sipas Daily Mail, artistja shqiptare po përgatitet për të lancuar një produkt të ri në treg, akullore të llojeve të ndryshme, teksa ka aplikuar për një licencë që të vendosë emrin e saj si markë në këto produkte.
Këngëtarja 29 vjeçare, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, ndërsa ajo tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95.
Biznesi i saj i ri do të ketë në bazë të saj akulloren, teksa ato do të serviren në mënyra të ndryshme, si akullore në kon, akullore me qumësht, ëmbëlsira me akullore, torta me akullore dhe pije me akullore, së bashku me milkshake dhe kos.
Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën, kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.
Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të duke e shoqëruar atë edhe me pak kripë.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën