Lajme
Shtohen trupat gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë
Gjermania ka rritur prezencën në Kosovë përmes trupave paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it. Një task-forcë prej rreth 200 ushtarësh është dërguar në Kosovë këtë vit, ka raportuar më 26 gusht faqja zyrtare e ushtrisë gjermane, “Bundeswehr.de”.
Ky vendim, siç raportohey vjen si reagim ndaj paqëndrueshmërisë në rritje në rajon, i cili thuhet se ka qenë dëshmitar i rasteve të shumta të dhunës që nga viti 2022.
“Për vite me radhë, pjesëmarrja gjermane në operacionin e Forcave të Kosovës KFOR u karakterizua nga tkurrja e kontingjenteve. Megjithatë, meqë shpërthimet në rritje të dhunës kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit që nga viti 2022, Bundeswehr-i ka dërguar një kompani operative prej rreth 200 burrash dhe grash në Forcën e KFOR-it të Kosovës në vitin 2024. Me patrullat e saj ajo siguron pak më shumë siguri”, shkruan në përmbledhjen e këtij artikulli të shkruar nga ekipi redaktues i faqes zyrtare të Ushtrisë Gjermane “Bundeswehr.de”.
“Kushdo që arrin në Kosovë vështirë se mund ta besojë se është një zonë e operacioneve të Bundeswehr-it. Një aeroport modern, autostrada si në Gjermani dhe qendra të ndryshme tregtare janë gjërat e para që ju bien në sy. Kosova, me përafërsisht 11,000 kilometra katrorë të saj vetëm sa gjysma e madhësisë së Hessen-it, është zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit. Por, prosperiteti i shtuar fsheh faktin se atje ende po zien një konflikt, i cili kërkon praninë e një force mbrojtëse ndërkombëtare, Forca e Kosovës (KFOR)”, thuhet në hyrje të këtij artikulli.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën