Kosova
Kurti takon kryetarin e Komunës së Baden-it të Austrisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në zyrë kryetarin e komunës së Baden bei Wien në Austri, Stefan Szirucsek, që ishte i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të qytetit, Nusret Bujari.
Kurti e ka uruar për binjakëzimin e komunave Baden dhe Suharekë.
“Kryeministri Kurti e uroi kryetarin Szirucsek për binjakëzimin e suksesshëm të komunave Baden dhe Suharekë, duke shprehur krenarinë e tij për integrimin e mirë të shqiptarëve të Kosovës në Baden dhe rolin e rëndësishëm të shoqatës “17 Shkurti” në këtë drejtim”.
Ai e ka falënderuar Szirucsek për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës.
“Gjatë takimit, Kryeministri falënderoi kryetarin Szirucsek për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht gjatë dhe pas luftës, dhe për njohjen e diplomave nga Kosova. Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira kulturore, politike dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”.
Kurti ka falënderuar edhe Nusret Bujarin për punën e tij si anëtar i Këshillit të qytetit në Baden dhe për rolin e tij si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Baden.
“Nga ana e tij, kryetari Szirucsek vlerësoi praninë e sipërmarrësve nga Kosova në Baden dhe përmendi trashëgiminë botërore të qytetit të tij, duke shprehur dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit, ku ka pasur një rritje prej 50% të netëve të kaluara në Kosovë gjatë vitit të kaluar.”
“Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e Baden dhe diskutoi mundësitë për ta vendosur atë në institucionet arsimore të qytetit. Ai gjithashtu theksoi pjesëmarrjen e kompanive nga Baden në forumin e ardhshëm ekonomik Austri-Kosovë, që do të mbahet në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim