Kosova
Kurti e Vitia përurojnë sot Klinikën Emergjente në QKUK
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, sot nga ora 09:00 do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku janë rinovuar hapësirat.
Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.
Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim