Kosova
Xhaka flet pas fitores ndaj Gladbachut
Bayer Leverkuseni e ka nisur mbrojtjen e titullit të premten dhe veproi ashtu siç kishte bërë në shumë raste në edicionin e kaluar
Granit Xhaka shfaqi sërish nivel shumë të lartë të lojës për skuadrën që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.
Xhaka dhe Leverkuseni edicionin e kaluar e mbyllën me triumf të dyfishtë në Gjermani, atë të Bundesligës pa asnjë humbje të vetme, ndërsa siguruan edhe trofeun e Kupës gjermane.
Mesfushori me më së shumti paraqitje te Zvicra, Xhaka, kishte shënuar supergol në triumfin e Kupës ndaj Kaiserslauternit.
Njësoj veproi edhe të premten mbrëma në ndeshjen e parë të edicionit në udhëtim te Borussia Moenchengladbach, kur Leverkuseni fitoi 3:2.
Xhakës iu deshën vetëm 12 minuta lojë për ta zhbllokuar rezultatin me gjuajtje shumë të fuqishme nga afro 30 metra distancë. Portieri Jonas Omlin ishte pa gjasa, ndërsa mesfushori shqiptar nuk festoi për respekt ndaj ish-skuadrës.
Florian Wirtz e dyfishoi rezultatin në minutën e 38-të.
Në minutën e 59-të, Nico Elvedi e ngushtoi epërsinë në 2:1, kurse Tim Kleindienst, i barazoi shifrat.
Në minutën e 11-të të kohës shtesë, Wirtz e shënoi një tjetër gol. Tentimin e parë nga ekzekutimi i penalltisë e priti portieri Omlin, por mesfushori gjerman shënoi në tentimin e dytë për fitoren dramatike, 3:2.
Dhe kështu sezoni i ri nisi në Bundesligë, me Leverkusenin e vjetër.
Në ndeshjen e radhës, Leverkuseni dhe Granit Xhaka do të luajnë të mërkurën kundër Carl Zeiss Jena, në rundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.
“E di se si është të luash në këtë stadium, por ne bëmë gjithçka mirë në këtë ndeshje hapëse që ishte e veçantë. Topi erdhi tek unë në momentin e duhur dhe unë u desh të gjuaja menjëherë. Natyrisht, për shkak të respektit që kam ndaj tifozëve të Borussia Moenchengladbachut, nuk festova. Nuk reagova mirë në rastin e parë dhe pranuam gol. E dhimbshme që pranuam gol të tillë. Kemi humbur shans 100 për qind kur rezultati ishte 2:0 dhe i dhuruam Gladbachut një tjetër mundësi për t’i barazuar shifrat. Por ne e dinim se do të vinte tjetër rast për ne. Jemi të lumtur që e fituam penalltinë. Omlin e priti penalltinë mirë, por falë Zotit, Wirtzi shënoi gol. Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin tjetër, por e rëndësishme është që hapi i parë ishte i duhuri”, ka theksuar Xhaka pas ndeshjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve