Kosova
Hendbollistja e Kosovës transferohet në ekipin zviceran
Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova është transferuar te skuadra e Superligës së Zvicrës, Kreuzlingen.
Te Kreuzligeni ka edhe shumë hendbollistë e hendbolliste të Kosovës dhe Rugova do të luaj në pozitën e alos së majtë.
Në fund të edicionit të kaluar (2023/2024), Albina Rugova u largua nga Istogu. Ka fituar shumë tituj të kampionit e kupa të Kosovës si lidere e kapitene e skuadrës istogase. Është shpallur po ashtu hendbollistja më e mirë në Kosovë, ndërsa ka përvojë të gjatë e të suksesshme në kupat evropiane.
Për kohë të gjatë hendbollistja istogase është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës. Cilësitë e saj Rugova tani i ka vënë në shërbim të skuadrës Kreuzlingen, që në edicionin e ardhshëm të kampionatit helvetik ka synime të mëdha.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër