Kosova
Kosova pritet të ketë rënien më të ulët të popullsisë në rajon deri në vitin 2050
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se në vitin 2050 gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kenë rreth tre milionë banorë më pak se sot.
Nga të gjitha, Kosova vlerësohet se do ta ketë rënien më të vogël të numrit të popullsisë, nga 1,709,000 në 1,647,000, që është vetëm 3.6 për qind tkurrje.
Shqipëria dhe Bosnja do të kenë tkurrjen më të madhe të popullsisë në përqindje, por Serbia do të regjistrojë rënien më të madhe në vlera absolute.
Shqipëria vlerësohet se do të ketë 20.2 për qind tkurrje të popullsisë, nga 2,822,000 në 2,251,000.
Ndërkaq, Serbia sipas OKB-së, do të shënojë tkurrjen më të madhe më 2050. Nga 6,788,000 banorë sa pati vjet, do të ketë 5,554,000 – pra 1.2 milionë më pak banorë ose tkurrje prej 18.2 për qind.
Bosnjë e Hercegovina nga 3,194,000 në 2,469,000 banorë – 22.7 për qind më pak. Maqedonia e Veriut do të ketë 1,519,000 banorë më 2050, në vend të 1,836,000 sa i ka tash. Kurse Mali i Zi nga 628,000 në 535,000 banorë.
Nga 16,977,000, popullsia në Ballkanin Perëndimor në vitin 2050 sipas OKB-së, do të jetë 13,975,000.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike