Lajme
Gjermani: Përdorimi tepër i madh i mjeteve digjitale nga fëmijët
Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë herët. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular, e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë herët fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom.
Sipas këtij sondazhi, mbi 70 për qind e grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët tetë deri në nëntë vjeç, kjo shifër rritet në 85 për qind, ndërsa për grumoshën 10 deri në 11 vjeç përqindja rritet në 95 për qind. Mbi 12 vjeç pothuajse 98 për qind kanë përvoja me internetin, ndërsa nga mosha 14 vjeç e më shumë, gati të gjithë (mbi 99 për qind) janë online.
Pajisja më e preferuar digjitale për fëmijët dhe të rinjtë është telefoni celular. Rreth 88% e fëmijëve deri në dymbëdhjetë vjeç kanë një telefon. Ndërsa tek të rinjtë (16 deri në 18 vjeç), përdorimi i smartfonëve është mbi 98 për qind, i ndjekur nga laptopët ose PC-të (me 87 për qind) dhe tabletët (86 për qind). Më shumë se një e treta e fëmijëve apo të rinjve përdorin gjithashtu një orë inteligjente (36 për qind). Shumë fëmijë dhe të rinj nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. Shumica e fëmijëve dhe të rinjve nga mosha dhjetë deri në 18 vjeç thonë se nga interneti kanë mësuar diçka (89 për qind). Më shumë se gjysma (57 për qind) thonë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internet. 46 për qind pranojnë se në internet kanë dhënë ndonjëherë të dhëna të rrejshme, për të qenë në gjendje të përdornin oferta të caktuara si lojëra ose blerje në internet. Ndaj ekseprtët thonë se është shumë me rëndësi që fëmijët të mos lihen vetë në internet dhe se prindërit duhet të mbështesin fëmijët kur përdorin internetin, sepse atje mund të përdoren gjëra që nuk përshtaten me moshën e tyre, e shpesh mund të bien edhe pre e mashtrimeve dhe ofendimeve.
Në anketën e Bitkom Research në internet në muajt maj dhe qershor kanë marrë pjesë 942 fëmijë dhe të rinj nga mosha gjashtë deri në 18 vjeç. Fëmijët e moshave gjashtë deri në dhjetë vjeç janë shoqëruar nga prindërit e tyre.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha