Lajme

Zvicra merr masa kundër mungesës së barnave

Qeveria zvicerane dëshiron të zgjerojë rezervat, të lehtësojë importet dhe të mbështesë prodhimin e barnave kryesore.

Mungesa e barnave po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Si përgjigje, Këshilli Federal qeverisës po merr masa të reja, njoftoi të enjten.

Zhvendosja e prodhimit në Azi dhe përqendrimi i furnitorëve po i bëjnë zinxhirët e furnizimit të cenueshëm. Këshilli Federal ka marrë tashmë masa afatshkurtra në pranverën e vitit 2023 teksa një komponent i ri do të forcojë furnizimin, transmeton albinfo.ch.

Në veçanti, rezervat e detyrueshme duhet të zgjerohen për të përfshirë barna shtesë për shpëtimin e jetës. Në rast të mungesës, barnat e paautorizuara në Zvicër do të importohen përkohësisht për grupe të mëdha pacientësh.

Këshilli Federal gjithashtu dëshiron të mbështesë prodhimin e barnave në Zvicër. Përveç kësaj, vetë qeveria do të jetë në gjendje të prodhojë ilaçe nëpërmjet farmacisë së ushtrisë, raporton swissinfo.

Për kryerjen e punës është ngarkuar Zyra Federale e Shëndetit Publik.