Kosova
Rohde e Gueroti e urojnë Osmanin për çmimin “M100 Media”
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për çmimin “M100 Media Award” që do t’i jepet në prani të kancelarit Olaf Scholz.
Rohde i tha Osmanit se angazhimi i vendosur ndaj vlerave të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizimit, e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë e më gjerë.
“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë dhe më gjerë”, shkroi Rohde.
Urim për të paren e shtetit të Kosovës pati edhe ambasadori francez, Olivier Guerot, i cili tha se është i lumtur ta shohë që kontributi i saj po njihet.
“Liria e shprehjes dhe e shtypit është një gur themeli i demokracisë dhe drejtësisë. I lumtur të shoh që përpjekjet tua të njihen”, shkroi Guerot.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim