Kosova
BQK: Pritet të ketë rritje ekonomike 3.9% gjatë vitit 2024
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) parashikon rritje ekonomike prej 3.9% për vitin 2024.
Sipas njoftimit të BQK-së, parashikimet sugjerojnë se ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejt gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.
“Parashikimet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të mbështetet nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit, dhe rritjes së burimeve të financimit. BQK parashikon rritje ekonomike prej 3.9 për qind për vitin 2024, që pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve, kundrejt ndikimit negativ të importit të mallrave dhe shërbimeve në BPV”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
BQK-ja njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 për qind në TM1 2024.
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”, thuhet në raport.
Rritja ekonomike në TM1 2024 është mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, që kontribuuan me 9.1 përkatësisht 1.0 pikë përqindje. Në anën tjetër, eksportet neto patën një ndikim negativ në rritjen reale të BPV-së me
“Në TM1 2024, konsumi është rritur për 8.9 për qind, një rritje shumë më e lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Investimet shënuan rritje për 3.1 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve publike dhe kreditimi. Sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar për 12.7 për qind. Rritja e deficitit tregtar ishte pasojë e rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve për 9.1 për qind (importi i mallrave shënoi rritje për 6.9 për qind, ndërsa importi i shërbimeve shënoi rritje për 30.8 për qind), si dhe rënies së eksportit të mallrave për 1.9 për qind, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje për 14.0 për qind”, thuhet më tutje në raport.
Sipas BQK-së, inflacioni vazhdoi të ndjekë trend ngadalësimi në TM1 2024, me një normë mesatare prej 2.1 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë...
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
-
Ardian Gega mbajti koncert në qytetin Leipzig
-
I riu shqiptar pranohet si hulumtues shkencor në Imperial College London
Jeta në Zvicër
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë...
-
Shumë njerëz në Bazel po aplikojnë për pasaportë zvicerane
-
Ish-futbollisti i njohur mund të dëbohet nga banesa e tij në Zvicër
-
Konfederata po rinis fushatën e saj të vaksinimit Covid-19 për njerëzit në rrezik
-
440 franga për person, propozimi për SNB për shpërndarjen e fitimeve për popullsinë