Kosova

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s takohet me Vuçiqin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Boris Ruge, ka vizituar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ruge tha se në takim me Vuçiqin ka diskutuar për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. Ai po ashu tha se NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023.

“Diskutim i mirë me Presidentin Aleksander Vuçiq për marrëdhëniet mes NATO-s dhe Serbisë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar ai në X.

Gjatë ditës së djeshme, Ruge është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.