Lajme
Vaji i lulediellit shitet më shtrenjtë se ai i ullirit në këtë vend të Evropës
Vaji i lulediellit për të parën herë prej shumë vitesh ka rrëzuar vajin e ullirit si “mbret” të kuzhinës spanjolle.
Qytetarët në shtetin iberik, që njihet si një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit, janë detyruar të zgjedhin opsione më të lira për shkak të çmimeve në rritje të vajit të ullirit.
Spanjollët blenë 107 milionë litra të të gjitha llojeve të vajit të ullirit në gjysmën e parë të 2024 krahasuar me 179 milionë litra vaj luledielli, sipas shoqatës më të madhe spanjolle të prodhuesve të vajit të ullirit, Anierac.
Deri më sot, vaji i ullirit ka qenë vaji më i popullarizuar i gatimit në familjet spanjolle, duke zënë 62% të shitjeve sipas vëllimit në vitin 2023, ndërsa vaji i lulediellit zinte pothuajse 34%, sipas Ministrisë së Bujqësisë.
“Është e qartë se konsumi i vajit të ullirit është në rënie në Spanjë. Ka familje që blinin vetëm vaj ulliri dhe për herë të parë tani kanë nisur të blejnë edhe vaj luledielli”, tha Primitivo Fernandez, zëdhënës i Anierac.
Sipas Anierac shitjet e vajit të ullirit në vëllim janë ulur 18% nga gjysma e parë e 2023, ndërsa ato të vajit të lulediellit u rritën me 25% në vëllim sipas shifrave zyrtare.
Një shishe vaj luledielli ka kushtuar mesatarisht 1.86 euro për litër vitin e kaluar, ndërsa llojet më të shtrenjta të vajit të ullirit kushtojnë 6 euro për litër, 50% më shumë se në vitin 2022.
Spanja prodhon dhe furnizon normalisht rreth 40% të vajit të ullirit në botë, por valët e të nxehtit të pranverës dhe një thatësirë e zgjatur kanë reduktuar të korrat e ullirit në vitet e fundit, duke bërë që çmimet e vajit të ullirit të dyfishohen në nivele rekord.
Kjo ka bërë që familjet e varfra spanjolle ta kenë të vështirë të blejnë ushqimin kryesor të dietës mesdhetare, duke zgjedhur vaj luledielli më të lirë, sipas një raporti të Ministrisë së Bujqësisë mbi tendencat në konsumin e ushqimit në vitin 2023.
Raporti thekson se në fund të vitit të kaluar, ulliri konsumohej kryesisht nga familjet e shtresave të mesme dhe të mesme.
Vitin e kaluar, shishet me një litër vaj ulliri ekstra të virgjër u shitën për rreth 14,50 euro në disa supermarkete, duke i bërë ato ndër produktet e shitjes me pakicë që iu vendosën edhe etiketa sigurie.
Në qershor, qeveria spanjolle uli TVSH-në për vajin e ullirit për ta bërë atë më të përballueshëm, duke bërë që çmimet të bien paksa këtë vit. Rrjeti më i madh i supermarketeve në Spanjë, “Mercadona” ka ulur çmimin e vajit të ullirit me 25% këtë vit dhe këtë javë po ofron shishe 1 litërshe për çmimin nën 7 euro, duke synuar të arrijë tek konsumatorët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa