Zhvillim
Një konferencë që do t`u japë shtytje investimeve nga diaspora
Afaristët e diasporës shpesh hasin në vështirësi që dekurajojnë afarizmin e tyre në Kosovë. Tani janë krijuar mekanizma mbështetës për të mënjanuar këto barriera, thotë Kujtim Dobruna, drejtor i ECIKS, Vjenë
Në Konferencën “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës” që mbahet më 17 mars në Winterthur ku albinfo.ch, është në rolin e bashkorganizatorit, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifet Jahjaga. Krahas saj, pjesë e konferencës janë edhe dy ministra në Qeverinë Kosovës: Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës.
Në prag të konferencës, albinfo.ch ka biseduar me Kujtim Dobrunën, drejtor i ECIKS me seli në Vjenë, i cili është implementues i kësaj dhe konferencave të tjera me këtë temë që mbahen së shpejti në vende të ndryshme të zonës gjermanishtfolëse.
albinfo.ch: Më 17 mars në Winterthur të Zvicrës mbahet konferenca me temën “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës”. A mund ta bëni një shkoqitje të kësaj teme dhe të intencës së organizimit të konferencës?
Kujtim Dobruna: Qëllimi i konferencës është njoftimi i diasporës me programet mbështetëse dhe ndihmën konkrete që institucionet kosovare, donatorët e jashtëm dhe institucionet tjera ekonomike ndërkombëtare e vendore ofrojnë për afaristët e diasporës, të cilët duan të marrin pjesë aktive në sektorin privat në Kosovë. Kjo pjesëmarrje mund të jetë përmes investimeve të huaja direkte apo përmes bashkëpunimeve me partnerë afaristë lokalë, natyrisht pa përjashtuar edhe projektet e sektorit publik.
albinfo.ch: Deri më tash në Zvicër dhe në shtete tjera të perëndimit janë organizuar një numër konferencash për të tërhequr investitorët potencialë të diasporës sonë por edhe të tjerët, nga vendet përkatëse. Konferenca më e re, a është në këtë vazhdë? Cilat janë specifikat që e dallojnë nga të deritashmet?
Dobruna: Ka pasur një seri të konferencave për të sensibilizuar investitorët perëndimorë, në veçanti ata nga rajoni gjermanishtfolës, për potencialet dhe mundësitë investuese në Kosovë. Cak kryesor i këtyre konferencave kanë qenë investitorët e huaj, ndërsa zakonisht në to janë shpalosur mundësitë për investime dhe klima investuese në Kosovë. Në ndërkohë, ka pasur edhe konferenca të organizuara enkas për afaristët e diasporës, ku edhe ata janë njoftuar për mundësitë investuese dhe klimën afariste.
Hulumtime të ndryshme kanë rekomanduar se afaristët e diasporës, edhe pse me potenciale enorme, shpeshherë hasin në vështirësi e barriera, që dekurajojnë afarizmin e tyre në Kosovë. Tani, përmes programeve të ndryshme të donatorëve dhe të Qeverisë së Kosovës, janë krijuar një sërë mekanizmash mbështetës këshillimorë e financiarë, të cilët janë të dizajnuar për të mënjanuar këto barriera dhe për të lehtësuar afarizmin e ndërmarrësve të diasporës në Kosovë. Pra, dallimi kryesor është se ne konsiderojmë që ndërmarrësit e diasporës kanë mjaft njohuri për gjendjen në Kosovë, por tani duam t’ju shpalosim mekanizmat kryesor mbështetës që ofrohen për ta. Vlen të përmendet se konferenca të ngjashme do të organizohen edhe në Vjenë me 8 mars dhe në Düsseldorf me 19 mars.
albinfo.ch: Cili është roli i programit KOSME në këtë konferencë dhe cila është lidhja e tij me ECIKS?
Dobruna: Organizimi i këtyre konferencave bëhet përmes Programit për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (KOSME), i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor (SDC) dhe ko-financohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës. Ky program implementohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) dhe instituti austriak kërkimor KMU Forschung dhe ka për qëllim të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë të zhvillimit të kapaciteteve për Agjencinë Kosovare për Investime dhe Ndërmarrësi (KIESA), të ri-funksionalizojë Skemën Voucher të Këshillëdhënies, për të kontribuuar kështu në krijimin e një sektori të mirëfilltë të këshillimeve afarsite. Cak tjetër i këtij projekti është të ndihmojë në krijimin e Skemës për Garantimin e Kredive.
albinfo.ch: Për herë të parë në një konferencë të tillë po merr pjesë edhe presidentja e vendit. Cili është roli i saj dhe përse pikërisht presidentja?
Dobruna: Konferenca mbahet në një periudhë gjatë së cilës Presidentja e vendit, znj. Jahjaga, do të qëndrojë për një vizitë shtetërore në Zvicër me ftesë të Presidentes së Zvicrës, znj. Sommaruga.
Përmes pjesëmarrjes së saj në konferencë, Presidentja Jahjaga synon të dëshmojë përkushtimin e saj të thellë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për të lehtësuar dhe mundësuar aktivitetet afariste dhe investimet e diasporës tonë në Kosovë.
albinfo.ch: Eciks qëndron mbrapa shumicës së konferencave të deritashme për investime. Çfarë roli ka ai në këtë konferencë? Po albinfo.ch?
Dobruna: ECIKS dhe Albinfo.ch kanë nënshkruar vitin që po lëmë pas një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila parasheh edhe koordinimin e aktiviteteve promovuese me synim mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Bashkëpunimi ynë me Albinfo.chka një histori të suksesshme, ku deri më tani kemi organizuar një numër të aktiviteteve të përbashkëta në Zvicër, që për synim kanë pasur nxitjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Lehtësira plotësuese për investitorët nga diaspora
Përmes programeve të ndryshme të donatorëve dhe të Qeverisë së Kosovës, janë krijuar një sërë mekanizmash mbështetës këshillimorë e financiarë, të cilët janë të dizajnuar për të mënjanuar barrierat dhe për të lehtësuar afarizmin e ndërmarrësve të diasporës në Kosovë. Pra, dallimi kryesor është se ne konsiderojmë që ndërmarrësit e diasporës kanë mjaft njohuri për gjendjen në Kosovë, por tani duam t’ju shpalosim mekanizmat kryesor mbështetës që ofrohen për ta. Vlen të përmendet se konferenca të ngjashme do të organizohen edhe në Vjenë me 8 mars dhe në Düsseldorf me 19 mars.
[contact-form-7 id=”76287″ title=”Rregjistrimi për konferencë”]
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe një...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës Shasime Osmani ka arritur të sigurojë vendin e saj në Asamblenë e Bernës. Ajo garoi nga...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë