Lajme

Grupi i punonjësve “TravailSuisse” kërkon rritje ‘të konsiderueshme’ të pagave në 2025-ën

TravailSuisse është organizata e dytë më e madhe ombrellë e punonjësve në Zvicër

Sipas TravailSuisse, organizata e dytë më e madhe ombrellë e punonjësve në Zvicër, “është urgjente “të kapim hendekun e pagave”, tha zëdhënësi Thomas Bauer.
Kjo për shkak se ndërsa ekonomia zvicerane ka përjetuar rritje reale prej më shumë se 7 për qind që nga viti 2021, pagat reale kanë rënë me më shumë se 3 për qind.
Prandaj, “për të stabilizuar fuqinë blerëse të punëtorëve, pagat duhet të rriten me 4 për qind”, tha grupi.
Kjo rritje është pothuajse dy herë më e lartë se ajo e kërkuar nga një organizatë tjetër e punëtorëve, Employees Switzerland, e cila bëri thirrje për një rritje prej 2.2 për qind, veçanërisht për punëtorët me të ardhura të mesme.
“Një rritje prej 2.2 për qind është një investim i domosdoshëm për njerëzit që formojnë shtyllën kurrizore të kompanisë”, tha Stefan Studer, drejtor menaxhues i shoqatës.

“Ky rregullim ka për qëllim të sigurojë që të gjithë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe të mbeten të motivuar për të performuar në punën e tyre”.