Kosova
Kosovë, partitë politike mund t’i shfrytëzojnë deri në 2 milionë euro për fushatë zgjedhore
"Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore për Fushatën e Zgjedhjeve", tha Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh të mërkurën për të vendosur rreth kufizimit të shumës për shpenzimet e fushatës zgjedhore nga partitë politike, për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të këtij institucioni, një subjekt politik do të ketë të drejtën të shpenzojë deri në 2.047.149 euro, apo jo më pak se 1 euro për votues të regjistruar.
“Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2.047.149 votues”, tha Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, KQZ mori vendim edhe për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative të parashtruara kundër njoftimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës, ku sipas Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare, çdo aplikues, të cilit i është refuzuar regjistrimi, ka të drejtë në kundërshtim administrativ.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare partitë politike kishin mundësi që t’i shpenzojnë rreth 1 milion euro për fushatë zgjedhore, apo rreth 1 milion euro më pak se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë...
-
Swissalbs, tani edhe në Bernë: E nis me një debat mbi politikat e banimit
-
Edicioni i pestë, një dëshmi e qartë për rritjen e festivalit “Kino Kosova”
-
Ardian Gega mbajti koncert në qytetin Leipzig
-
I riu shqiptar pranohet si hulumtues shkencor në Imperial College London
Jeta në Zvicër
-
Kryetarja e Qeverisë së Kantonit të Cyrihut pret ambasadorin Latifi Në pritje, krahas saj ka qenë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm në drejtorinë e shëndetësisë...
-
Shumë njerëz në Bazel po aplikojnë për pasaportë zvicerane
-
Ish-futbollisti i njohur mund të dëbohet nga banesa e tij në Zvicër
-
Konfederata po rinis fushatën e saj të vaksinimit Covid-19 për njerëzit në rrezik
-
440 franga për person, propozimi për SNB për shpërndarjen e fitimeve për popullsinë