Lajme
NASA zbulon një objekt misterioz në hapësirë
Një objekt gjigant që lëvizte me shpejtësi të madhe – mbi 27,306 herë më i madh se Toka, po kalon aq shpejt nëpër galaktikën tonë saqë mund të shkëputet nga Rruga e Qumështit, ka njoftuar agjencia hapësinore amerikane NASA.
Shkencëtarët përcaktuan se objekti misterioz po fluturonte me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe – prej një milion milje në orë dhe se është 400 vjet dritë larg nga Toka (një vit dritë është e barabartë me gjashtë trilionë milje).
Derisa ekspertët nuk kanë përcaktuar se çfarë është trupi qiellor i sapogjetur, ata spekuluan se është një “xhuxh ngjyrë kafe”, një yll që është më i madh se një planet, por që i mungon masa për të mbajtur shkrirjen bërthamore afatgjatë në bërthamën e tij si dielli i Tokës.
Nëse objekti konfirmohet si “xhuxh kafe”, do të ishte hera e parë që do të dokumentohej në një orbitë kaotike, me hiper-shpejtësi, e aftë për t’u çliruar nga galaktika jonë.
Një koalicion qytetar-shkencëtarë në projektin e NASA-s, Backyard Worlds: Planeti 9 ishte i pari që zbuloi trupin qiellor, pretendime këto që janë konfirmuar nga agjencia hapësinore amerikane.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë