Kosova

Largohen grilat rrethues të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se pas vlerësimit të situatës së sigurisë, ka marrë vendim për largimin e grilave rrethues të komunës.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”, ka shkruar Atiq.

Tutje ai shprehet se do të vazhdojë punën për t’u shërbyer qytetarëve.