Lajme
Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje
Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjithë planet për ta përgjysmuar buxhetin për mbështetjen e Kievit më 2025, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
“Raportimet që supozojnë se ne do t’i pakësojmë ndihmat, janë thjesht të pasakta”, tha zëdhënësi Wolfgang Buechner për gazetarë, duke shtuar se Gjermania “është plotësisht e përkushtuar” ta mbështesë Ukrainën “sa të jetë e nevojshme”.
Drafti më i ri i buxhetit përfshin rreth 4 miliardë euro të ndara për Ukrainën nga buxheti i vitit të ardhshëm, krahasuar me rreth 8 miliardë euro në vitin 2024.
Tri partitë në koalicionin qeverisës të kancelarit Olaf Scholz kanë pasur mospajtime për kohë të gjatë për buxhetin e vitit 2025 të Gjermanisë.
Ministri liberal i Financave, Christian Lindner, u ka kërkuar ministrave të tjerë ta ruajnë buxhetin, në mënyrë që ta respektojnë vendimin kushtetues që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga zhytja në borxh të thellë.
Buxheti i vitit 2025 do të diskutohet edhe më tutje, para se të miratohet kah fundi i këtij viti.
Ministria e Financave tha të shtunën se është e hapur të shqyrtojë shpenzime shtesë për Ukrainën për raste individuale./REL
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën