Lajme
Moti i keq, Italia lëshon alarm në 10 rajone
Duke nisur nga mbrëmja e sotme Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit.
Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Sicili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile.
Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, është vlerësuar një alarm i verdhë për nesër, e martë, 20 gusht, në disa sektorë të Emilia-Romagna dhe Marche, në Umbria, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Pulia, Kalabria dhe një pjesë të Sicili.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve