Maqedonia
250 milionë euro remitenca në Maqedoninë e Veriut
Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se diaspora sjell 250 milionë euro në vit në vend. Profesori universitar, Ali Maksuti, thotë se pjesa më e madhe e remitancave përfundojnë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në dasma, por edhe si injeksion financiar për familjet.
“Lëvizja e mërgimtarëve në Maqedoni përfshihet në dy periudha e dimrit dhe e verës, dhe, edhe pse janë të shkurta këto ardhje impakti është tejet i madh. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut për dhjetë vjetët e fundit janë 2.5 miliardë dollarë, që në vit i bie 250 milionë euro në vit. Por këto raporte janë zyrtare që dalin nga transaksionet bankare dhe pagesave të shpejta. E rëndësishme shumë është sidomos gjatë verës, të hyrat janë 25 për qind më shumë nga transaksionet që bëhet përmes bankave dhe agjencive ndërmjetësuese. Ky impakt është edhe ekonomik edhe financiar për vendin, sepse përveç që është një stabilizues ekonomik i vendit, rregullon edhe pagesat e Maqedonisë së Veriut. Kohë pas kohe, të hyrat e emigrantëve kanë qenë më të larta se eksporti i prodhimeve të vendit”, tha Ali Maksuti, profesor i ekonomisë në UT.
Sipas Maksutit, vazhdon të mos ketë stabilitet politik dhe ekonomik, por edhe korrupsion të lartë, që është indikator i madh negativ që pamundëson që një pjesë e dërgesave të mërgimtarëve të investohen.
“Përshtatja juridike për investimet e mërgimtarëve është bërë, ligjet ekzistojnë, por nuk ka vullnet politik dhe as që shihet. Këtë e themi nga historia apo përsëritjet që kanë ndodhur vitet e shkuara kur kanë proklamuar se do ketë projekte konkrete investime, madje u bë edhe një ministri për diasporën para ca vitesh, por realisht këto ishin vetëm vizita nëpër kafene në Amerikë, Australi e Evropë. Çdo investitor i huaj apo i vendit sheh dy pika të rëndësishme, korrupsionin dhe stabilitetin politiko ekonomik. Pastaj me korrupsion Maqedonia e Veriut renditet lart, që është një tregues i pasigurisë për investime”, tha Ali Maksuti.
Sipas Maksutit, këtë vit remitancat e mërgimtarëve kanë tejkaluar edhe shifrën e viteve të shkuara. Pritjet për këtë vit janë që remitencat të arrijnë në 300 milionë euro që futen në rrugë zyrtare, pa i llogaritur paratë që futen pa u lajmëruar në organet e shtetit./Alsat.mk
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha