Lajme

Zvogëlohen pritjet për të dal nga Kosova përmes Merdares dhe Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

Pritjet për të dalë nga Kosova, në Merdar po zgjasin deri në dy orë e gjysmë.

Derisa tek Dheu i Bardhë dhe Jarinjë deri në një orë e gjysmë.

Ndërkaq kolona të gjata vazhdon të ketë ende në Merdar deri në 1500 metra.

Ndërsa në pikë kalimet tjera si Dheu i Bardhë janë krijuar kolona deri në 700 metra ndërsa në Jarinjë deri në 500 metra.

Derisa pritje për të hyrë në Kosovë nuk ka.