Futboll
Tifozët serbë thërrasin kundër Kosovës në ndeshjen Lugano-Partizan, në Thun
"Fakti që në skuadrën e Luganos janë katër lojtarë me rrënjë kosovare – portieri Saipi, mbrojtësi Hajdari, mesfushori Bislimi dhe sulmuesi Vladi – mund të ketë nxitur urrejtjen e tifozëve nga kryeqyteti serb"
FC Lugano ka mposhtur Partizanin e Beogradit dhe ka hyrë në play-off kualifikues të garave në Europa League. Por tifozët e Partizanit të Beogradit në këtë ndeshje kanë rënë më shumë në sy, me thirrjet e tyre kundër Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Kështu, pas ndeshjes dhe fitores, nuk do të flitet vetëm për performancën e dy më të merituarve për fitoren, Steffen dhe Mahmud, por edhe për tifozët serbë që kanë udhëtuar atje.
Serbët kishin sjellë më shumë tifozë në stadiumin në Thun sesa luganezët dhe kanë tërhequr vëmendjen në kuptimin negativ atje, shkruan gazeta zvicerane Blick. Gjendja u bë më e shëmtuar sidomos pas pushimit të meslojës. Pas 50 minutash lojë, skandimet si “Kosova është Serbi” bënë jehonë disa herë në Stokhorn Arenën e Thunit me pak vizitorë.
Në vazhdim gazeta sqaron sfondin e njohur të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke filluar nga heqja e autonomisë në vitin 1989, duke përmendur luftën e atjeshme, viktimat e shumta dhe ndërhyrjen e NATO-s përmes sulmeve ajire mbi Serbinë.
“Para, gjatë ose pas luftës në Kosovë, janë vrarë ose janë ende të zhdukur, më shumë se 13,000 njerëz. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur nga 115 shtete. Deri më sot, Serbia i reziston me forcë kësaj dhe pretendon pronësinë mbi të zonën. Shumë serbë gjithashtu nuk e njohin Kosovën si shtet më vete”.
Është i njohur grupi i dhunshëm “Janjicari” nga tifozeria e Partizanit të Beogradit, shkruan gazeta, përcjell albinfo.ch. Danilo Vuçiq, djali i autokratit serb Aleksandar Vuçiq, mban lidhje të ngushta me personat, të cilët thuhet gjithashtu se kanë lidhje me krimin e organizuar. Ai thuhet se ka qenë i përfshirë në trazira në Kampionatin Evropian në Gjermani. Udhëheqësi i grupit ka qenë anëtar i partisë SNS të Vuçiqit që nga viti 2011. Në inaugurimin e Vuçiqit në vitin 2017, grupi “Janjicari” madje kishte ofruar sigurimin e ngjarjes, ehde pse Aleksandar Vuçiq është distancuar vazhdimisht verbalisht nga grupi.
Fakti që në skuadrën e Luganos janë katër lojtarë me rrënjë kosovare – portieri Saipi, mbrojtësi Hajdari, mesfushori Bislimi dhe sulmuesi Vladi – mund të ketë nxitur urrejtjen e tifozëve nga kryeqyteti serb”, përfundon artikulli.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër