Maqedonia

Maqedoni: Po kthehen mërgimtarët, pritje të gjata në “Tabanoc”

Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për dalje nga shteti. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.